Telegrafi

Vlera e vërtetë e Haalandit bëhet publike – Dortmundi njofton se norvegjezi nuk largohet nën 100 milionë euro

Borussia Dortundi ka njoftuar se Erling Haaland vlen plotë 100 milionë euro.

Skuadra gjermane, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, nuk do të lejojë largimin e sulmuesit norvegjez nën atë shumë.

Derisa ishte raportuar se klauzola e Haalandit ishte 80 milionë euro, ‘Milionerët’ kanë bërë të ditur se vlera e tij e vërtetë është 100 milionë.

Sipas mediumit spanjoll, vlera e lojtari është aktualisht 80 milionë, mirëpo në 20 milionë eurot e tjerë përfiton, agjenti i lojtarit Mino Raiola dhe Alfe Inge (babai i lojtarit).

Lexo po ashtu 'Epoka e Re' - Real Madridi me tri transferime mendon të pushtojë sërish botën e futbollit

Kjo shumë do të ndahet në shuma të barabarta, derisa Dortmundi fiton vetëm 80 milion nga shitja e kartonit të Haaland.

Kujtojmë se skuadra gjermane e transferoi sulmuesin nga Red Bull Salzburug në janar për shumën e 25 milionë eurove. /Telegrafi/