Telegrafi

Vlera e tregut të Samsung bie për 12 miliardë dollarë!

Siç thuhet, arsyeja kryesore për rënien e vlerës tregtare të Samsung është ngadalësimi i shitjeve të modelit më të ri të telefonit të mençur të kompanisë, Samsung Galaxy S4, i cili në treg depërtoi shumë fuqishëm, mirëpo tani e ka humbur këtë intensitet, thuhet sipas njohësve të tregut mobil. 

Megjithatë ka edhe zëra të tjerë të cilët thonë se vlera tregtare e Samsung ka mundur të bie edhe për shkak të spekulimeve se Apple do të fillojë me programin e kthimit të iPhone-ëve të vjetër, në këmbim të atyre që janë të rinj, dhe një pikë tjetër e cila mund ti shtohet këtij pohimi janë edhe risitë që Apple do t’i sjellë në konferencën e zhvilluesve e cila mbahët pas pak ditësh.

Por, përsëri Samsung mbetet prodhuesi kryesor i telefonave mobil, dhe udhëheqës i tregut edhe për telefonat e mençur mobil, pasi që në tremujorin e parë të vitit 2013, ajo u radhit si kompania e parë në tregun global. / Telegrafi /