Telegrafi

Vlera e lirës turke vazhdon të pësoj rënie

Vlera e lirës turke vazhdon të pësoj rënie pasi Banka Qendrore tha se do të ndërmerren veprime për të mbështetur stabilitetin e çmimeve, mirëpo edhe pse lira u rrit paksa kundrejt dollarit pas komenteve të Bankës Qendrore ajo ra sërish.

“Qëndrimi monetar do të ‘rregullohet’ në takimin e 13 shtatorit”, tha në një njoftim Banka Qendrore turke, pasi të treguesi i inflacionit u rrit më shumë se sa pritej në gusht.

Autoriteti më i lart monetar i Turqisë ka rritur koston mesatare të ponderuar të financimit me 700 pikë bazë këtë vit, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të mbrojtur lirën nga një rutinë prej së cilës ka humbur më shumë se 40 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit. Por, të dhënat treguan se çmimet e konsumit u rritën 17.9 për qind në gusht nga një vit më parë, më shumë se tre herë mbi objektivin zyrtar të Bankës Qendrore prej 5 për qind, përcjell Telegrafi.

“Duke sinjalizuar një rritje të normës më 13 shtator, banka qendrore ngriti pritshmëritë e tregut se politika monetare mund të jetë mjaft e shtrënguar”, tha Piotr Matys, analist në Rabobank.

Dollari amerikan fitoi 1.1 për qind kundrejt lirës turke, pasi u rrit rreth 3 për qind sipas të dhënave të inflacionit, ku lira ishte performuesja më e keqe midis monedhave në tregjet në zhvillim.

Banka Qendrore e Turqisë muajin e kaluar filloi të rrisë koston e financimit duke shtrënguar likuiditetin, megjithëse mbajti normën e saj të pandryshuar në takimin e mëparshëm të politikave në korrik. /Telegrafi/