Site icon Telegrafi

Vlera e klubeve angleze – Tottenhami në vendin e parë, gjashtë klube vlejnë mbi 1 miliard euro

Tottenhemi është klubi me vlerën financiare më të madhe në Ligë Premier, sipas studimit të ekspertit të financave të futbollit, Kieran Maguire.

Tottenhemi ka lënë pas klubet si Manchester City, Manchester United dhe Liverpool falë sistemit të pagave të ulëta dhe stadiumit me një potencial të madh përfitimesh.

Vlera e londinezëve është 2.6 miliardë funte.

“Tottenhami është në krye të vlerësimit, sepse në sezonin 2018/19 ata arritën finalen e Ligës së Kampionëve dhe ishin në katër vendet e para të  Ligës Premier, me një buxhet për pagat që ishte 100-150 milionë funte më pak se klubet rivale”.

“Në këtë mënyrë ata regjistruan më shumë fitime, të cilat u reflektuan në vlerësimin përfundimtar. Këta faktorë çuan në një rritje prej 21% të të ardhurave,” u shpreh Maguire.

Gjashtë klube angleze kanë këtë vlerë mbi 1 miliard euro.

Në vendin e dytë është Manchester City i përcjellë nga Manchester United. Liverpool, Arsenal dhe Chelsea e mbyllin kryesimin dhe kanë diferencë të madhe me klubet tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version