Telegrafi

Vlera ‘bombardon’ për Kosovën (FOTO)

Të martën e 3 majit Kosova pritet të pranohet në UEFA dhe kjo ka marrë vëmendjen maksimale të opinionit në Kosovë, mirëpo  prezantuesja e ‘Digitalb’ dhe ‘SuperSport’, Vlera Jusufi ka goditur në shenjë.

Ajo njihet për pamjen e saj elegante, duke shfaqur shumë klas në paraqitjet e saj televizive në emisionin sportiv “Koha Shtesë”, por këtë herë ka dalë nga vetja, dhe kjo për shkak të Përfaqësueses së Kosovës.

Në fotosesionin e saj të fundit me fotografin Norik Uka, Vlera ka pozuar me veshje sportive, ose më saktë me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. Gazetaolle.com ka siguruar disa prej fotove të saj ku ajo duket thjesht e mrekullueshme, aq sa edhe fanella e Kosovës duket më e bukur.

Duke mos dashur të komentoj për fotot e saj, Vlera ka paralajmëruar emisionin special të “Koha Shtesë” të martën nga ora 10:00, ku ‘SuperSport’ do të transmetoj ‘LIVE’ Kongresin e UEFA-s me mysafir në studio e me lidhje direkte nga Budapesti.

Fotot e fundit të Vlera Jusufit, zbukurojnë edhe më shumë festën e madhe që futbolli i Kosovës pritet ta ketë me pavarësinë futbollistike.