Site icon Telegrafi

VLEN: Përkushtohemi për rritjen e cilësisë në arsim, si hallka më e rëndësishme e sistemit shtetëror

Koalicioni VLEN gjatë ditës së sotme ka prezantuar buxhetin për arsim për vitin 2025.

Sipas VLEN për vitin 2025 Qeveria ka rritur buxhetin i cili do të arrijë vlerën e 38 miliardë denarë. Nga VLEN thonë se ky buxhet është më i lartë se vitin e kaluar.

“Me krenari, kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë informojmë publikun e gjerë që VLEN ka rritur edhe buxhetin për Universitetin e Tetovës, ku gjatë vitit 2025 janë paraparë 18 milionë euro, derisa buxheti i po të njëjtit universitet gjatë vitit 2024 ishte 12 milionë euro. Pra, kemi rritje për 6 milionë euro për këtë vit. Ky pra është ndryshimi nga plani në terren. Edhe për Universitetin Nënë Tereza për vitin 2025 janë ndarë 4.8 milionë euro. Të nderuar qytetar”.

“Koalicioni VLEN përkushtohet me përgjegjësi të lartë edhe për arsimin e mesëm ku kemi paraparë rritje të buxhetit në vitin 2025 deri në 29 milionë euro. Duke rritur edhe pagat e mësimdhënësve si në arsimin fillor ngjashëm edhe në atë të mesëm. Qeveria jonë do të vazhdojë të angazhohet të bëjë rikonstruksionin e shkollave fillore dhe ndërtimin e sallave sportive në shkollat fillore”, tha Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.

Exit mobile version