Site icon Telegrafi

VLEN për kërkesën e BDI-së për dorëheqjen e Kostadinovskit: Së pari të kërkojnë dorëheqjen e anëtarëve të tyre

Bashkim Asani nga koalicioni VLEN në konferencën e sotme për media, duke komentuar kërkesën e BDI-së për dorëheqje të menjëhershme të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, theksoi se BDI së pari duhet të kërkojnë dorëheqjen e anëtarëve të tyre.

“BDI së pari duhet të kërkojë dorëheqje nga anëtarët e saj. Nga kryetari, nënkryetari, pastaj me radhë, nga të gjithë. Anëtarët e ndershëm të BDI-së duhet të ngrihen për të ngritur tenda në Reçicë të Vogël dhe për të kërkuar çlirimin e partisë nga hijet dhe kukullat e korruptuara. Kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar atë që ka mbetur nga kjo parti. VLEN do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të shqiptarëve dhe do të luftojë për çlirimin e politikës, korrupsionit dhe mashtrimit”, tha Asani.

BDI përmes një komunikate ka kërkuar sot dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

“Reagimi i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në konferencën për shtyp shënon kulmin e papranueshmërisë. I pyetur nga një gazetar për mungesën e gjuhës shqipe në tabelën pas tij, pavarësisht se ligji për përdorimin e gjuhëve është në fuqi, ai u shpreh se “e di që ligji është në fuqi, por ai nuk i pëlqen ligji. Një deklaratë e tillë është skandaloze dhe krejtësisht e papranueshme!”, thuhet në deklaratën e BDI-së.

 

Exit mobile version