Site icon Telegrafi

VLEN pas takimit me OBRM-PDUKM-në: Është e nevojshme të ruhen përcaktimet programore që morën mbështetje nga qytetarët

Lëvizja Demokratike e cila është pjesë e Koalicionit VLEN, njofton se sot u mbajt takim punues ndërmjet grupeve punuese të koalicionit VLEN dhe OBRM-PDUKM-së në hapësirat e selisë së partisë maqedonase.

Nga LD njoftojnë se në takim u theksua se është e nevojshme të ruhen përcaktimet programore që morën mbështetje nga qytetarët.

“Gjatë udhëheqjes së tillë të përbërjes së ardhshme qeveritare të respektohen parimet e dakorduara të veprimit, dinamizimi i fuqishëm i integrimeve në BE, lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit dhe reformat ekonomike për një standard më të lartë jetese”.

“Grupet e punës u dakorduan që bisedimet në frymë pozitive do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, thonë nga LD./Telegrafi/

Exit mobile version