Telegrafi

VLEN, Minçevit: Të ngatërruar në film parazgjedhor, së shpejti vijnë zgjedhjet lokale!

Kuadrot e ZNAM-it kanë një vlerësim të gabuar se identitetin e tyre politik do ta krijojnë mbi një doktrinë antishqiptare. Kështu thuhet në reagimin e VLEN-it, pas konferencës për media të ministrit të Administratës, Goran Minçev ku u njoftua se do të ndryshoj balancuesi për punësime në institucionet shtetërore, ku parashikohet ulja e përqindjes për punësimet shqiptare.

Lexo po ashtu Minçev ndryshon numrat e balancerit për punësime në institucionet shtetërore, rritet ajo e maqedonasve ulet e shqiptarëve

“Së shpejti do të vijnë zgjedhjet lokale, ku sërish do të kuptojnë se në Kumanovë nuk ka fitore pa shqiptarët.
Prisnim që ministri Minçev t’i anulojë të gjitha shpalljet sipas balansuesit në të cilat maqedonasit janë përcaktuar si shqiptarë për t’u punësuar në administratën publike.

Pikërisht kjo është keqpërdorim me balansuesin, për të cilin Ministria e tij nuk duhet të heshtë. Në të njëjtën kohë, është më racionale që Dimitrievski dhe Minçev të bëjnë një listë të institucioneve shtetërore në të cilat ende nuk ka qasje për shqiptarët.

Ulja e përqindjeve të shqiptarëve është folklor parazgjedhor dhe një argument plus pse duhet shfuqizuar balansuesi dhe të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë. Një qasje e tillë do t’i eliminojë disa politikanë si Dimitrievski dhe Minçev që të vendosin se sa dhe çfarë shqiptarësh do të punësohen në administratën publike!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.