Site icon Telegrafi

VLEN: BDI është partia e parë e shqiptarëve që i largon shqiptarët nga partnerët e tyre strategjikë perëndimorë

Nga VLEN sot akuzojnë BDI-në se është partia e parë e shqiptarëve që i largon shqiptarët nga partnerët e tyre strategjikë perëndimorë për shkak të korrupsionit dhe krimit të saj.

“Përpjekjet e dëshpëruara të BDI-së për të diskredituar funksionarët në Qeveri, duke pretenduar se ata punojnë për agjenda të huaja që largojnë Maqedoninë nga rruga drejt një shteti të barabartë dhe të qëndrueshëm, janë të dukshme.

Duhet të kujtojmë se zbatuesi më i madh i agjendës për “Botën Serbe” ishte qeveria e kaluar e BDI-së, e cila u përpoq me çdo kusht të mbijetonte nismën “Ballkani i Hapur”, megjithëse Shqipëria e braktisi iniciativën pas zhvillimeve në Kosovë.

Duhet të kujtojmë se Bujar Osmani ishte ministri i parë që priti Sergej Lavrovin në tokën evropiane.

Duhet të kujtojmë se funksionarët e BDI-së gjatë viteve të fundit kanë falënderuar Serbinë dhe Vuçiçin për mbulimin e paaftësisë së tyre për furnizimin me vaksina dhe gaz.

Gjithashtu, të kujtojmë se Artan Grubi dhe Ramiz Merko janë në listën e zezë të Amerikës për shkatërrimin e shtetit ligjor, duke tërhequr me vete edhe familjet e tyre. Faqja më e vizituar në Reçicë të Vogël është ajo e Departamentit të Shtetit Amerikan. Çdo mëngjes kontrollojnë mos ndodhet ndonjë anëtar i tyre në listën e zezë”, thonë nga VLEN.

Nga atje kujtojnë se BDI është partia që ka marrë para për licenca fiktive për lojërat e fatit nga kriminelë të ndryshëm të Ballkanit. Partnerët e tyre janë njerëz nga nëntoka serbe./Telegrafi/

Exit mobile version