Nga koalicioni VLEN sot thonë se BDI tashmë tre ditë nuk po mund të gjejë forcat për të uruar institucionet e Kosovës për organizimin e shkëlqyer të zgjedhjeve të para të rregullta
“BDI e listave të zeza, e cila nuk mund të reformohet sepse është e ndërtuar mbi pazare e korrupsion, tashmë tre ditë nuk po mund të gjejë forcat për të uruar institucionet e Kosovës për organizimin e shkëlqyer të zgjedhjeve të para të rregullta.
Partia e non-gratave – BDI, që për dy dekada ka nëpërkëmbur interesat e shqiptarëve për pushtet personal dhe për pasurimin e xhepave të tyre, shpresonte që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të humbnin në Kosovë, duke ëndërruar se kështu do të imponohej sërish si faktor politik! Çfarë hipokrizie!
Në vend që të reflekton dhe të pranonte fituesin e zgjedhjeve, BDI ka vazhduar të thellojë ndarjen dhe tensionet mes shqiptarëve. Kjo qasje e përkushtuar vetëm pas përfitimeve personale tregon qartë se për këtë parti është më e rëndësishme interesi personal dhe ruajtja e lidhjeve të ngushta individuale, sesa zhvillimi dhe përparimi i Kosovës dhe shqiptarëve”, thonë nga VLEN.
Nga atje theksojnë se një politikë e tillë thellon ndarjen dhe nuk kontribuon në përparimin e Kosovës dhe institucioneve demokratike./Telegrafi/