Site icon Telegrafi

VLEN: Arrestimet e fundit të grupeve kriminale janë dëshmi se institucionet po garantojnë siguri

Nga VLEN thonë se qytetarëve u është kthyer shpresa e besimit në institucionet shtetërore, pasi qeveria, siç thonë ato, kanë vendosur rend dhe ligj.

“Arrestimet e fundit janë tregues i angazhimit dhe disponimit të partnerëve të koalicionit qeveritar për ta luftuar krimin dhe korrupsionin dhe për të rikthyer rendin e sigurinë në mjedisin tonë. Koalicioni VLEN dhe Qeveria tani janë bërë sinonim i luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Arrestimet e fundit të grupeve kriminale janë një dëshmi e qartë se institucionet shtetërore, po bëjnë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së angazhimeve të tyre për garantimin e sigurisë dhe drejtësisë.

Bëjmë të ditur se janë ngrit 5 kallëzime penale nga policia financiare ndaj personave që kanë të bëjnë me institucion që është udhëhequr nga BDI non grata, konkretisht në Byronë për Metrologji.

Angazhimi i Qeverisë ka garantuar dhe u kanë lënë duart e lira institucioneve ligjzbatuese të veprojnë dhe të arrestojnë kriminelët dhe të mos lejojnë më veprimtarinë e tyre ashtu siç ishte deri më tani. Bëjmë të ditur qytetarët se ky është një proces i cili kërkon kohë dhe angazhim të vazhdueshëm”, thonë nga VLEN.

Nga atje thonë se do të vazhdojnë të qëndrojnë të angazhuar dhe të vendosur në luftën për një shoqëri pa krim dhe korrupsion, në mënyrë që qytetarët të ndihen të sigurt kur ecin në qytet dhe të kenë besim të plotë në institucionet shtetërore./Telegrafi/

Exit mobile version