Trajner Ismet Munishi ka shkruar në orët e vona në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ku i ka dërguar mesazh klubit të Lirisë.
Gjatë ditëve të fundit emri i trajnerit të njohur ka qarkulluar si trajneri i ardhshëm i klubit prizrenas, që pas largimit të Nedim Yigit, po kërkojë ‘timonier’ të ri.
Klubi i Lirisë para pak orësh ka njoftuar se janë në bisedime me tre-katër trajnerë.
Kjo gjë siç duket e ka bezdisur Munishin që ishte në bisedime me Lirinë, duke e bërë që të reagojë në rrjetin social ‘Facebook’.
“Njoftoj opinionin publik se unë ismet Munishi vlej fiks sa 4 trenera. Respekte per klubin e madh FC Liria dhe tifozet Arpagjikët . Por unë nuk jam trajner i konkurseve. Do të vazhdoj si analist në T7 Favorit edhe për një kohë shumë të mirë. Respekte”, ka shkruar Munishi.
Liria është në bisedime edhe me Bylbyl Sokolin dhe Ramiz Krasniqin. /Telegrafi/