Telegrafi

VLC tani mbështet edhe video në 360 shkallë

 

VLC, aplikacioni që ju mundëson shikimin e pothuajse të gjitha video-formateve në çdo platformë tani do të mbështesë një medium plotësisht të ri. Kompania sapo ka zbuluar një version beta të programit të tyre që tani mund të luaj video edhe në 360 shkallë.

 

Ky version është i gatshëm për Windows dhe Mac ndërkohë që versioni i plotë do të arrijë me lansimin e VLC 3.0 që pritet të dalë muajin e ardhshëm.

 

Krijuesit e VLC kanë bashkëpunuar me prodhuesit e kamerave 360 shkallëshe, Giroptic, për të zhvilluar sistemin që mund të shfaq video, panorama dhe video në këtë dimension.

 

Për të kontrolluar këndin e vështrimit, përdoruesit do të përdorin tastierën dhe mausin elektronik në mënyrë që të drejtohen në pamjen rrotulluese.

 

VideoLan ka bërë të ditur që tipari i videove 360 shkallëshe do të vijë së shpejti edhe në aplikacionin e produktit. Për më shumë, pajisjet e realitetit virtual si Oculus Rift dhe HTC Vive do të mund të përdorin këtë aplikacion në vitin e ardhshëm.