Kantautori i njohur shqiptar, Vlashent Sata, që vepron dhe jeton në Paris, sjell për publikun shqiptar një këngë tejet të veçantë si për nga përmbajtja e tekstit, edhe për muzikën plot stil dhe zërin e tij karakteristik.
E kjo e ngjizur shumë bukur artistikisht me një video bardh e zi ku në brendi ka një vajzë pa makiazh (make up), e thjeshtë dhe e plotë gjersa vajza në fjalë është Dojna Mema, prezantuesja e njohur e televizioneve shqiptare.
Kënga flet për copëzat, ato pjesë që na karakterizojnë gjithë secilin dhe na bëjnë më të ndjeshëm, por që shpesh duam ti fshehim.
Sipas kantautorit, “Të gjithë ne, por sidomos vajzat, janë edhe më shumë nën presion në shoqërinë e sotme. si duken, a janë të pranuara, si duhet të sillen”.
“Dhe çuditem sepse ato copëza apo detajet që gjithë secila i ka, i bëjnë më unike jo standarde dhe uniform! Janë shumë të bukura ashtu siç janë , ashtu siç zgjohen nga gjumi, me flokët e shpupurishura, pa makiazh, dhe mbi te gjitha janë te bukura kur janë te lira për të qenë ashtu si ndihen”, pohoi ai.