Telegrafi

Vlahutin në Elbasan për ecurinë e procesit të votimit

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin ka qënë në disa qendra votimi në qarkun e Elbasanit ku ka parë nga afër ecurinë e procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare.

Ajo ishte e pranishme dhe në një qendër ku dyshohej se shpërndaheshin para në këmbim të votës. Në përgjithësi në këtë qark, ku votojnë 339 751 persona, procesi ka qënë i qetë, shkruan Top Channel.

Ka qënë vetë kryetarja e delegacionit të BE-së në Shqipëri që u është drejtuar personalisht personave që qëndronin jashtë qendrave të votimit.

“A e dini që nuk lejohet qëndrimi juaj këtu? Nëse jeni votues, duhet të mbaroni dhe të largoheni. Askush nuk duhet të qëndrojë këtu”, është shprehur ajo.

Delegacioni Europian ka 10 skuadra vëzhguese në të gjithë vendin.