Krimi nuk duhet të jetë më i fortë se institucioni. Kështu ka deklaruar ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. Ajo ka theksuar se korrupsioni dhe mashtrimi shtrenjtojnë çmimet deri në 50 për qind.
E pranishme në zyrën europiane kundër mashtrimeve, Vlahutin, ka dhënë një mesazh të qartë që “të mos lejohen kriminelët të integrohen në rajon, e si pasojë duhet bashkëpunim”.
Sipas ambasadores së Bashkimit Europian, mashtrimi nuk njeh kufij. “duhet bashkëpunim që kriminelët të mos përfitojnë. Krimi nuk duhet të jetë më i fortë se institucionet. Të mos lejohen kriminelët të integrohen në rajon. Institucionet të krijojnë besim tek qytetarët”, tha Vlahutin. /Telegrafi/