Telegrafi

Vladimir Putin uron Metën për 28 Nëntor

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka përcjellë një mesazh urimi presidentit të Shqipërisë Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit.

Në mesazhin e urimit presidenti shpreh sigurinë se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës.

Urimi i presidentit Putin është publikuar edhe në profilin zyrtar në Facebook të Ambasadës ruse në Tiranë, shkruan Telegrafi.

Mesazhi i urimit

Shkëlqesisë së Tij

zotit Ilir Meta,

President i Republikës së Shqipërisë

Tiranë

I nderuar zoti President,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës.

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati.

Me respekt,

Vladimir Putin

Moskë, Kremlin

Më 28 nëntor 2018. /Telegrafi/