Telegrafi

Vladimir Putin i pavdekshëm? Ja sa shumë ka provokuar kjo fotografi! (Foto)

Në të tri fotografitë, Putin shihet si një 63 vjeç, i cili ka jetuar që nga viti 1900 deri më tani.

Dy foto bardhë e zi – njëra që pretendohet se i takon vitit 1920 dhe tjetra vitit 1941 – janë të vendosura pranë fotografisë së Putinit, të bërë këtë vit, transmeton Telegrafi.

Dy fotot më të vjetra tregojnë një figurë të një mashkulli që ka ngjashmëri të mëdha me presidentin rus. Gjithashtu të dyja “Putinët” tjerë duken të jenë bërë me uniformë ushtarake.

Fotografia është shpërndarë me mijëra herë në internet dhe ka ngritur teori të ndryshme konspiracioni, të cilat pretendojnë se Vladimir Putin është “ricikluar” apo është “i pavdekshëm”. /Telegrafi/