Site icon Telegrafi

Vladimir Putin emëron drejtuesit e FSB-së të përfshirë në korrupsion

Pas një boshllëku prej disa muajsh, drejtori i Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës (FSB), Aleksandar Bortnikov tashmë ka zëvendësin e tij. Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar dekretin për emërimin e Sergey Korolev në postin e zëvendësdrejtorit të parë të FSB-së.

Korolev deri më tani ka shërbyer si drejtor i Departamentit për Siguri Ekonomike të FSB-së, i njohur si SEB. Ngritja e Korolevit në këtë pozitë, e bënë atë që të futet në listën e ngushtë për t’u bërë në të ardhmen drejtor i FSB-së, së bashku me figurat si Yevgeny Zinichev.

Zinichev në të kaluarën ka punuar në SEB, përkatësisht në zyrën e Shën Petersburgut. Midis viteve 2007 dhe 2011, ai ishte ndihmës i ish-ministrit të Mbrojtjes, Anatoli Serdyukov.

Sipas burimeve jozyrtare, siç shkruan Warshaw Institute, Zinichev ishte në krye të Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU) në emër të ministrit.

Serdyukov u shkarkua pas një skandali për korrupsion, por kjo nuk e goditi Korolevin. Më 2012, ai u bë udhëheqës i Departamentit për Siguri të Brendshme (USB), ndërsa Korolev ishte përgjegjës i Departamentit të Shërbimit të Gjashtë në USB.

Lexo po ashtu Popullariteti i Vladimir Putinit në rënie, Kremlini rrit buxhetin e Russia Today për propagandë

Oficerët e USB-së kryen aktivitete operacionale në pothuajse të gjitha rastet e profilit të lartë të korrupsionit që kishin për synim goditjen e zyrtarëve qeveritarë, midis të cilëve ishte guvernatori i Kirov Oblast, Nikita Belykh, guvernatori i Sakhalin Oblast, Aleksandar Khoroshavin, guvernatori i Republikës së Komit, Vyacheslav Gayzer dhe ish-shefi i Anti-Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike të Ministrisë së Brendshme ruse, Denis Sugrobov.

Gjenerali Sergej Smirnov, i cili ishte paraardhësi i Korolevit doli në pension në vitin 2020 me vendim të Putinit. Smirnov kishte filluar të punonte në strukturat e sigurisë shtetërore që nga viti 1974. Ai e kishte mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të FSB-së që nga viti 2003. Smirnov kishte mbikëqyrur Departamentin e Inteligjencës Ushtarake, të Sigurisë Ekonomike dhe atë për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Thashethemet për dorëheqjen e tij filluan për herë të parë në vitin 2016, kur dy nga vartësit e tij u larguan nga FSB-ja – Yury Yakovlev, kreu i SEB dhe Viktor Voronin, drejtor i Drejtorisë K.

Pas shkarkimit të tyre ishte vet Korolev i cili përfitoi nga përvetësimi në projektin e ndërtimit të rezidencës së Vladimir Putinit në Novo-Ogaryovo, e njohur si çështja Mikhalchenko.

Lexo po ashtu Pse po dekonspirohen dhe dëbohen spiunët rusë nëpër botë?

Në vitin 2019, Smirnov kishte marr një goditje tjetër kur Kirill Cherkalin, një ish-zyrtar i FSB-së që hetonte bankat, ishte arrestuar për korrupsion. Ajo që e kishte penalizuar Smirnovin është se ai ishte takuar me punëtorët e bankave përkrah vartësve të tij. Pas kësaj, Cherkalin kishte ofruar ndihmë për bankat, duke mbyllur njërin sy para çdo abuzimi.

Pasi Sergey Korolev u promovua në postin e zëvendësdrejtorit të parë të FSB-së, Sergey Alpatov që në të kaluarën ishte zëvendësdrejtor i SEB-it, mori detyrat e tij. /KP/

Exit mobile version