Presidenti rus Vladimir Putin, e ka nënshkruar një ligj për ndryshimet kushtetuese, që ia mundëson atij që të qëndrojë në pozitë edhe për 16 vite tjera.
Kremlini ka njoftuar se Putin e nënshkroi sot këtë ligj, vetëm tri ditë pasi kaloi në parlament, ku kundër ishte vetëm një votë, transmeton Telegrafi.
Në mënyrë që ligji të jetë i plotfuqishëm, duhet të pranohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, si dhe të votohet në një referendum që është parashikuar për 22 prill.
Me ligjet e tanishme, Putinit nuk do t’i lejohej të kandidonte sërish në zgjedhjet e vitit 2024,por me këto ndryshime, i mundësohen edhe dy mandate me nga gjashtë vjet dhe të mbetet në pozitë deri në vitin 2036. Ai ka qen në pushtet, që nga viti 2000.
Ndryshime të tjera kushtetuese, forcojnë edhe më tej presidencën dhe theksojnë përparësinë e ligjit rus mbi normat ndërkombëtare – duke reflektuar irritimin e Kremlinit me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe organe të tjera ndërkombëtare, që shpesh kanë nxjerrë aktgjykime kundër Rusisë. /Telegrafi/