Presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un në takimin e tyre të parë kanë shfrytëzuar rastin të zhvillojnë bisedime për disa tema të caktuara si dhe të shkëmbejnë dhurata.
Të dy liderët ndanë disa minuta që t’i shkëmbejnë dhuratat që ia kishin dedikuar njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.
E ky moment nuk i shpëtoi mediave, ku dyshja u panë në disponim derisa shkëmbenin dhuratat siç ishte një thikë punëdore dhe një shpatë.
Kujtojmë se Kim Jong-un ka mbërritur dje në Rusi me trenin e tij të blinduar që ka përshkuar qindra kilometra deri në destinacion ku forca të shumta u përkujdesën që rrugëtimi të jetë sa më i lehtë. /Telegrafi/