Telegrafi

Vjosa Mala, në festivalin “The One” (Video)

Prej datës 23 e deri më 29 prill, në New Jork zhvillohet festivali “The One” – një platformë në të cilën interpretues të ndryshëm dhe krijues e solistë kanë një mundësi për të shfaqur talentin e tyre.

“The One Festival” u krijua në vitin 2006. Themeluese e festivalit ishte një veterane e skenës së teatrit të njujorkez, e përfshirë në drejtimin dhe prodhimin e interpretimit solo teatror prej vitit 1993.

Festivali është kthyer në një vitrinë vjetore për zërat më emocionues dhe inovativë të interpretimit teatror solo, në të gjithë botën.

Në edicionin e 13-të të tij merr pjesë dhe një aktore nga Kosova, Vjosa Mala. Ajo vjen me pjesën teatrale “Rozi’s Fate” (Fati i Rozës), shkruar dhe intepretuar nga vetë ajo, me regji te Kreshnike Osmanit, muzikë të Arbër Krasniqit dhe koreografi të Driton Saqipit. Pjesa bazohet tek legjenda e njohur shqiptare e kështjellës së Rozafës, që flet rreth fatit të një gruaje dhe nëne të re të zgjedhur për t’u sakrifikuar duke u varrosur në muret e kështjellës. /VoA/