Telegrafi

Vjosa Berisha e kënaqur me rrjedhën e festivalit “PriFilm Fest”

Drejtoresha e Festivalit Pri Film Fest, Vjosa Berisha, ka thënë se është e kënaqur me mënyrën se si është pritur ky festival deri tash.

“Kjo është festë e filmit dhe duhet festuar. Festa nuk shkon pa energji të mirë”, tha Berisha për NIN të Klan Kosovës.

Ajo foli për rrjedhën e festivalit e cila ka shkuar mjaft mirë, si dhe fjalë të mëdha pati për filmin “Të Padashtun” të Edon Rizvanollit i cili ishte filmi që hapi këtë festival.

Për këtë film ajo tha se u prit jashtëzakonisht mirë dhe se për të kishte pasur një miks emocionesh, nga audiencak kosovare dhe ajo e huaj, njofton Klankosova.

Berisha foli edhe për reagimin dhe vlerësimin që e kanë marrë deri tash sa i përket organizimit të festivalit për të cilin tha se u ndje e kënaqur.

“Jemi të kënaqur me ‘feedback’ që po e marrim. Nuk po kemi kohë ta marrim të gjithë atë që është shkruar”, shtoi Berisha.