Por nuk mund të qëndronin pas aksesorët si çanta me thekë, e cila vjen në versione nga më të ndryshmet dhe më të preferuarat.
Preferohen ngjyrat dhe dizajnet e kafshëve si leopardi, deveja, zebra apo gjarpri. Fustanet e stampuara me kafshë të sigurojnë në çdo periudhë të ditës një veshje me stil.
Janë të të gjitha ngjyrave dhe përmasave. Ndonjëherë vijnë edhe me forma të çuditshme. Modelet që bien më shumë në sy janë çantat nga Micheal Kors dhe Prada.
Shall i gjatë me thekë, me të cilin mund të mbështillesh, por edhe shaje më të shkurtër duke i përshtatur me veshjen.
Revistaslass shkruan se pelerina është ndër më të pëlqyerat e sezonit. Mund të jenë të gjata, të shkurtra, me ngjyra të forta, njëngjyrëshe apo me printe. Pelerina të dhuron joshje të të gjitha stileve.
Ideale është pamja që të siguron gjatë ditës një xhup i tillë me thekë, në versionin “urban style”.
Një mini i zi lëkure me thekë, kombinuar me xhup lëkure të kuq ose edhe me ngjyra të tjera të forta, nuk mund të të zhgënjejnë këtë mbrëmje. /Telegrafi/