Telegrafi

Vjena shpallet qyteti më i gjelbër në botë

Në rang listën e “dhjetë qyteteve më të gjelbëruara të botës për vitin 2020”, agjencia kanadezo-amerikane “Resonance” që ofron shërbime konsulente, e ka renditur në vend të parë Vjenën.

Siç raporton në kumtesën e kësaj agjencia, pas kryeqytetit austriak qëndrojnë Mynheni, Berlini dhe Madridi, transmeton Telegrafi.

Janë analizuar më shumë se 100 qytete të botës sipas kritereve që kërkohen siç janë parqet, hapësirat e gjelbëruara në tërë qytetin, përdorimi i energjisë së ripërtëritshme, cilësia e ajrit, shërbimet e transportit urban dhe gama e gjerë e prodhimeve vendore që shiten nëpër tregjet e këtyre qyteteve.

Vjena për dallim nga qytetet e tjera, është lidere sa i përket lëvizjes së lirë dhe parqeve të shumta, si një nga të paktat metropole, brenda kufijve të saj, ka parkun nacional. /Telegrafi/