Site icon Telegrafi

Vjen viktima e parë e Lojërave Olimpike (Foto/Video)

Zëvendësi i konsullit të Rusisë e ka vrarë një plaçkitës në Barra da Tijuca të Rio de Janeiros.

Kështu së paku raportojnë mediat braziliane, ku thuhet se diplomati ka marrë armën plaçkitësit dhe më pas e ka vratë atë.

Në momentin e sulmit, sipas policisë braziliane, diplomati rus ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij.

Ngjarja ka ndodhur pranë Fshatit Olimpik, aty ku ndodhen edhe tetë sportistë të Kosovës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gPELPSgvOPU

Exit mobile version