Telegrafi

Vjen viktima e parë e Kampionatit Botëror, Hector Cuper do të largohet nga Egjipti

SAINT PETERSBURG, RUSSIA - JUNE 19: Hector Cuper, Head coach of Egypt looks on prior to the 2018 FIFA World Cup Russia group A match between Russia and Egypt at Saint Petersburg Stadium on June 19, 2018 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Francois Nel/Getty Images)

Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper, do të largohet nga kombëtarja afrikane, pas fundit të Kampionatit Botëror.

Lajmin e kanë bërë të ditur gazetarët egjiptianë të cilët gjenden në Rusi të akredituar.

Federata Egjiptiane e Futbollit ka vendosur të mos e rinovojë bashkëpunimin me teknikun argjentinas, pas zhgënjimit në “Rusi 2018”.

Cuper (Getty Images)

Egjipti  ka humbur nga Uruguait dhe Rusia, ndërsa e kanë edhe një ndeshje me Arabinë Saudite.

Pikërisht ndeshja ndaj arabëve do të jetë e fundit për Cuper si trajner i Salahut me shokëve të tij.

Hector Cuper nuk do të jetë trajner i Egjiptit (Getty Images)

Cuper është trajneri i parë që do largohet shkaku i rezultateve të dobëta në Kampionatin Botëror.

Julen Lopetegui ishte shkarkuar para se të fillojë Kampionati Botëror. /Telegrafi/