Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper, do të largohet nga kombëtarja afrikane, pas fundit të Kampionatit Botëror.
Lajmin e kanë bërë të ditur gazetarët egjiptianë të cilët gjenden në Rusi të akredituar.
Federata Egjiptiane e Futbollit ka vendosur të mos e rinovojë bashkëpunimin me teknikun argjentinas, pas zhgënjimit në “Rusi 2018”.
Egjipti ka humbur nga Uruguait dhe Rusia, ndërsa e kanë edhe një ndeshje me Arabinë Saudite.
Pikërisht ndeshja ndaj arabëve do të jetë e fundit për Cuper si trajner i Salahut me shokëve të tij.
Cuper është trajneri i parë që do largohet shkaku i rezultateve të dobëta në Kampionatin Botëror.
Julen Lopetegui ishte shkarkuar para se të fillojë Kampionati Botëror. /Telegrafi/