Site icon Telegrafi

Vjen versioni i ri i Google Maps për Android

Tani, Google ka sjell versionin e rid he të freskuar të aplikacionit të famshëm Google Maps për Android, i cili përfshin edhe mundësinë e kërkimit të hoteleve, reklamave për hotele dhe vlerësimet e tyre bashkë me mundësinë e rezervimit, si dhe shërbimeve tjera të ngjashme të cilat kanë marrë mjaft ekspozim në versionin e ri të Maps. 

Në anën tjetër, edhe navigimi i aplikacionit është përmirësuar, pasi që në të janë shtuar edhe të dhëna për trafikun dhe informacionet për rrugëdalje, si dhe një menyme këshilla e cila iu ndihmon përdoruesve për orientim më të mirë, ndërsa aty është është shtuar edhe faqja për ndihmën e përdoruesve.

Nëse keni një pajisje mobile në Android, dhe jeni adhurues të hartave, atëherë kontrolloni nëse azhurnimi i Google Maps mund të bëhet edhe për pajisjen tuaj, pasi që përmirësimet e reja duken mjaft atraktive. / Telegrafi /

 

Exit mobile version