Site icon Telegrafi

Vjen vazhdimi i tretë i “Sex and the City” (Video)

Po vijnë lajme të mira për fansat e Carrie, Samantha, Miranda dhe Charlotte. Këto femra po kthehen në vazhdimin e tetë të filmit “Sex and the City”.

Fillimisht u transmetua si serial dhe pasi u shndërrua në hit, u bënë dy filma për të. Dhe tani do të vijë edhe filmi i tretë.

Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon, Kristin Davis dhe Kim Cattrall, aktoret që portretizojnë protagonistet e njohura, kanë nënshkruar marrëveshje për vazhdimin e radhës – njofton Radar Online.

Tashmë është zgjedhur edhe skenari, të cilin 51-vjeçarja Parker nuk e ka pëlqyer, prandaj janë bërë disa ndryshime nga origjinali.

Dhe pas ndryshimeve, është dhënë drita e gjelbër për fillimin e xhirimeve, të cilat pritet të fillojnë në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version