Telegrafi

Vjen urimi i Manchester Cityt për Liverpoolin

(Foto: Paul Childs/Pool via Getty Images/Guliver)

Menjëherë pasi Liverpooli u shpall kampion i Ligës Premier, ka ardhur urimi nga rivali i vetëm për titull, Manchester City.

Të zgjedhurit e Pep Guardiolas mbetën shumë prapa me pikë ndaj Redsave, mirëpo kanë mundur t’ua shtyjnë festën në rast se do të fitonin ndaj Chelseat të enjten mbrëma.

Sidoqoftë, ata pësuan humbje dhe në këtë mënyrë, skuadra e Jurgen Klopp e siguroi edhe matematikisht titullin, shtatë javë pa përfunduar kampionati.

Kampioni nga sezoni i kaluar menjëherë ka reaguar në rrjetet sociale duke ia uruar titullin Liverpoolit.

“Urime për Liverpoolin që e fitoi titullin e Ligës Premier”, është postimi i Cityt në Twitter. /Telegrafi/