Grupi City Girls dhe Cardi B kanë publikuar projektin mjaft provokativ.
“Twerk” titullohet videoklipi i radhës i super femrave amerikane.
Daps ka xhiruar videoklipin që shfaq bukuroshet me “bodypaint” duke u shfaqur tejet seksi në jaht.
Cardi tregon të pasmet e saj pa asnjë problem duke qenë protagoniste e këtij klipi.
Në nëntor, City Girls filluan sfidën për atë se kush bën “twerk” më së miri.
Kënga është pjesë e albumit “Girl Code” nga grupi i njohur e për Cardin është vetëm vazhdimësi e projekteve të suksesshme. /Telegrafi/