Site icon Telegrafi

“Më vjen turp që të zgjodha ty” – zbulohen fjalët e fundit mes Giuntolit dhe Mottas para shkarkimit të këtij të fundit

La Gazzetta dello Sport pretendon se drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli i tha trajnerit Thiago Motta – ‘turp që të zgjodhi ty’ për këtë punë, para se ta shkarkonte. 

Media të shumta shkruajnë se vendimi është marrë, me drejtorin e Sportitalia, Alfredo Pedullá, që pretendon këtë pasdite se Juve tashmë e ka informuar Mottan me telefon se ai është shkarkuar. 

Motta është aktualisht në Portugali me familjen e tij gjatë pushimit, me Igor Tudor që ka arritur tashmë në Torino për të marrë drejtimin. 

Drejtori Giuntoli kishte mbështetur publikisht Mottan vetëm pak minuta pas humbjes 3-0 ndaj Fiorentinës, por situata u përkeqësua gjatë javës së fundit. 

Sipas La Gazzetta dello Sport, takimi ballë për ballë me Motta dhe shefin Maurizio Scanavino shkoi aq keq sa Giuntoli madje i tha: “Më vjen turp që të zgjodha ty”. 

Zyrtare: Igor Tudor merr drejtimin e Juventusit
Lexo po ashtu Zyrtare: Igor Tudor merr drejtimin e Juventusit

Mund të ketë qenë një përpjekje për ta shtyrë Mottan të jepte dorëheqje, duke kursyer paratë që Juventusi do të duhet të paguajë përndryshe për të shkarkuar trajnerin e tyre vetëm tetë muaj në detyrë. /Telegrafi/  

Exit mobile version