Hip hop yjet e muzikës shqiptare, Onat dhe Marshall Jungle, kanë publikuar projektin e ri të tyre.
Dyshja e Babastars u bashkuan si asnjëherë më parë për një duet interesant.
“Turist” titullohet projekti i tyre, i cili është realizuar në instrumental nga Pluto.
Erzenology dhe LuisaShala kanë punuar në vizualizimin e këtij videoklipi mjaft artistik.
Për Marshallin kjo nuk është hera e parë që punon në ndonjë këngë, pasi ai edhe më parë ka punuar në koncept të videove dhe tekste të projekteve.
Ky është vetëm fillimi i një vargu të projekteve të pritet të publikohen nga Babastars.
Ndryshe edhe Majk pritet të publikojë bashkëpunim me reperin Capital T. /Telegrafi/