Telegrafi

Vjen SP1 për Windows 7?

Sipas informatave të publikuara në faqet ruse të Microsoftit, paketa e parë e shërbimeve për Windows 7 SP1 e Windows Server 2008 R2 SP1 u është dërguar prodhuesve origjinal të pajisjeve (OEM).

Microsoft ka lëshuar kandidatin e parë për publikim (RC) Windows 7 SP1 e Windows Server 2008 R2 SP1 në tetor të vitit të kaluar, duke theksuar se ky do të jetë kandidati i parë para se softueri të përfundohet zyrtarisht dhe t’u ofrohet prodhuesve të kompjuterëve. Po ashtu është publikuar se SP1 do të jetë në dispozicion gjatë pjesës së parë të vitit 2011.

SP1 për Windows 7 e Windows Server 2008 R2 bën bashkë krejt arnimet e lëshuara me disa funksione të reja më të vogla, si mbështetja për RemoteFX dhe memorien dinamike Hyper-V në Windows Server 2008 R2. /Telegrafi/