Telegrafi

Vjen sfida e radhës për Bridget Jones (Video)

Renee Zellweger dhe Colin Firth kanë vendosur që të jenë pjesë e premierës botërore të filmit të ri për Bridget Jones.

‘Bridget Jones’s Baby” shfaqet për publikun në kinema në fund të këtij muaji, njofton Klan Kosova.

Premiera botërore zhvillohet sonte (e hënë) në mbrëmje në Leicester Square të Londrës.

Në premierën e këtij filmi, do të jetë edhe Patrick Dempsey, i cili luan rolin e një amerikani të pashëm.