Victor Osimhen ka lëshuar një letër ku shpreh reagimin e tij në lidhje me një video të publikuar nga stafi i Napolit në rrjetet sociale.
Në ato pamje, sulmuesi nigerian shihet duke kërkuar një penallti, të cilën ai më vonë e huq.
Por, në letrën reaguese të tij thuhet se askush nuk mund të hyjë në mes tij dhe klubit.
“Ardhja në qytetin e Napolit në vitin 2020 ishte një vendim i mrekullueshëm për mua. Njerëzit e Napolit më kanë treguar kaq shumë dashuri dhe mirësi dhe nuk do të lejoj askënd të hyjë mes nesh”, thuhet fillimisht në letrën e tij.
“Pasioni i popullit të Napolit më ndez zjarrin për të luajtur gjithmonë me zemrën dhe shpirtin tim, dhe dashuria për emblemën është e palëkundur ndërsa e mbaj me krenari”.
“Akuzat kundër popullit të Napolit janë të pavërteta. Unë kam shumë miq që janë napolitanë dhe janë bërë pjesë e familjes dhe përditshmërisë sime. Unë i vlerësoj nigerianët dhe të gjithë për udhëheqjen e zërave të tyre për të mbështetur dhe arritur tek unë”.
“Unë jam përgjithmonë mirënjohës. Të mbështesim unitetin, respektin dhe mirëkuptimin”.
“FORZA NAPOLI GJTIHMONË”, shtoi Osimhen. /Telegrafi/