Telegrafi

Vjen reagimi i Trump, pas tërheqjes së Biden nga gara për president të SHBA-së

Donald Trump i ka shkruar një email fushatës duke iu përgjigjur lajmit se Joe Biden nuk do të përballet me të në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në të, ai tha se presidenti në detyrë “u largua nga gara në turp të plotë”.

Sipas tij, Kamala Harris do të jetë më e lehtë të mposhtet në garën për Shtëpinë e Bardhë sesa Joe Biden.

Në një telefonatë me CNN, pak pasi Biden njoftoi largimin e tij nga gara e vitit 2024, Trump tha se nuk e dinte se me kë do të përballej, por sugjeroi se zëvendëspresidentja nuk do t’i krijonte atij ndonjë problem më të madh se presidenti në detyrë.

Lexo po ashtu Biden tërhiqet nga gara për president

Më vete, në një intervistë të shkurtër telefonike me NBC News, Trump tha: “Nuk ka pasur kurrë një president që i ka bërë një dëm të tillë vendit tonë”.

“Nga pavarësia energjetike te lejimi i miliona e miliona emigrantëve të paligjshëm”.

“Ne do ta rregullojmë atë që ka bërë”, vazhdoi ai.

Kur u pyet nëse ishte i befasuar me njoftimin, ai tha: “Ai nuk duhet të kishte qenë kurrë atje…”. /Telegrafi/