Pasi fitoi tri medalje të arta në Rio, Usain Bolt e ka humbur kontrollin në atë që bën.
Atleti i famshëm e ka bartur shthurjen e tij në Londër, ku është fotografuar për të katërtën natë radhazi duke u argëtuar me femra të ndryshme.
Në daljen e tij të fundit, ai kishte marrë plot gjashtë femra me vete dhe kjo padyshim se nuk i ka pëlqyer të dashurës së tij, Kasi Bennett.
Pas komenteve të ndjekësve të modeles në rrjetet sociale, Kasi ka shkruar se Usain e ka të vështirë ta ruajë vetëkontrollin.
Edhe pas lajmit se Bolt ka kaluar natën me studenten braziliane Jady Duarte, e dashura e tij i e kishte pëlqyer një koment që e akuzonte atletin për veprat e tij.
Nga ana tjetër, motra e njeriut më të shpejtë në botë, Christine Bolt-Hylton, beson se çifti do të qëndrojë bashkë dhe se Kasi është mësuar me fotografi të këtilla. /Telegrafi/