Telegrafi

Vjen reagimi i të dashurës së Bolt

Pasi fitoi tri medalje të arta në Rio, Usain Bolt e ka humbur kontrollin në atë që bën.

Atleti i famshëm e ka bartur shthurjen e tij në Londër, ku është fotografuar për të katërtën natë radhazi duke u argëtuar me femra të ndryshme.

Lexo po ashtu Në rritje numri i femrave të Bolt, kësaj radhe del me gjashtë në Londër (Foto)

Në daljen e tij të fundit, ai kishte marrë plot gjashtë femra me vete dhe kjo padyshim se nuk i ka pëlqyer të dashurës së tij, Kasi Bennett.

Pas komenteve të ndjekësve të modeles në rrjetet sociale, Kasi ka shkruar se Usain e ka të vështirë ta ruajë vetëkontrollin.

Lexo po ashtu Bolt u argëtua me tri femra, ndërsa kjo është e dashura të cilën e tradhtoi (Foto)

Edhe pas lajmit se Bolt ka kaluar natën me studenten braziliane Jady Duarte, e dashura e tij i e kishte pëlqyer një koment që e akuzonte atletin për veprat e tij.

Nga ana tjetër, motra e njeriut më të shpejtë në botë, Christine Bolt-Hylton, beson se çifti do të qëndrojë bashkë dhe se Kasi është mësuar me fotografi të këtilla. /Telegrafi/