Site icon Telegrafi

Vjen reagimi i Perezit ndaj El Confidencial në artikullin e transkriptuar, aty ku presidenti i Real Madridit i quan mashtrues Casillasin dhe Raulin

Florentino Perez ka reaguar ndaj artikullit të El Confidencial, aty ku një bisedë e tij ishte transkriptuar në vitin 2006, derisa quante Iker Casilasin dhe Raul Gonzalezin si mashtrues.

Mediumi që publikoi artikullin arriti të nxiste shumë reagime kundër presidentit të Real Madridi, duke e detyruar këtë të fundit të reagoj.

Lexo po ashtu Bëhet publike biseda e transkriptuar e Perez, aty ku presidenti i Real Madridit i quan mashtrues Casillasin e Raulin

Reagimi i plotë i Florentino Perez:

Pas artikullit të botuar nga  El Confidencial që përmban komente që unë jam vlerësuar se kam bërë, unë besoj se është e rëndësishme të sqaroj se:

– Citimet e botuara ishin pjesë e bisedave të regjistruara fshehurazi nga Z. José Antonio Abellán, i cili është përpjekur të shes regjistrimet për shumë vite pa ndonjë sukses. Më duket për t’u habitur që ato janë botuar sot nga  El Confidencial , pavarësisht nga koha që ka kaluar.

– Janë citate të izoluara që ishin pjesë e bisedave dhe janë nxjerrë nga konteksti më i gjerë në të cilin janë bërë.

– Unë e kuptoj që fakti që ata janë botuar tani, kaq shumë vite nga koha kur u zhvilluan bisedat, i detyrohet përfshirjes sime si një nga forcat shtytëse pas Superligës.

– Unë e kam vendosur çështjen në duart e avokatëve të mi, të cilët janë duke shqyrtuar rrugën e veprimit që do të ndërmerret. /Telegrafi/

Exit mobile version