Anulimi i ftesave për deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ilir Deda, për pjesëmarrje në një konferencë të organizuar në Serbi nga Kuvendi i atjeshëm, dhe ndalimi i hyrjes së karateistëve kosovarë në Serbi, ku ata duhej të merrnin pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë, ka nxitur reagime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Demokratët e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për këtë veprim të Serbisë, që besohet të jetë bërë nga trysnia e ushtruar nga ultra-nacionalisti, Vojisllav Sheshel, i dënuar për krime lufte, transmeton Express.
Nëpërmjet dy “cicërimave” në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social, Twitter, në internet, demokratët e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, të cilët udhëhiqen nga Eliot Engel, i kanë cilësuar si shembuj të shpirtngushtësisë veprimet e sotme të Serbisë.
#ProfilesInPettiness, Vol. 1: #Serbia denies entry to #Kosovo’s karate team for international tournament. https://t.co/VS3lt8hiN9
— House Foreign Affairs Committee Dems (@HouseForeign) May 9, 2018
Serbian institutions denied entry for the Kosovo team set to take part in the 53rd EKF Senior Karate Championships in Novi Sad – that’s a black belt in disruption, and what a way to mark Europe Day! pic.twitter.com/UpkkHLnA3c
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) May 9, 2018
#ProfilesInPettiness, Vol. 2: #Serbia disinvites #Kosovo MPs from #EU Day celebration. pic.twitter.com/zAKPKocCso
— House Foreign Affairs Committee Dems (@HouseForeign) May 9, 2018
“Nëse Serbia dëshiron të arrijë integrimin evropian, duhet të ndalë këto taktika fëmijërore dhe të pranojë pavarësinë dhe sovranitetin e fqinjes së saj, Kosovës”, thuhet në reagimin e demokratëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.