Site icon Telegrafi

Vjen reagimi i Netanyahut pas vrasjes së tri pengjeve nga ushtria e Izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur për herë të parë një konferencë shtypi pas lajmit për vrasjen e tri pengjeve gabimisht nga ushtria izraelite.

Të premten, IDF apo Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë vrarë gabimisht tre shtatas izraelitë të cilët ishin pengje të Hamasit, transmeton Telegrafi,

Ushtria, sipas deklaratës, i kishte konsideruar si një kërcënim duke qëlluar drejt tyre.

Lexo po ashtu Çfarë thonë hetimet e para rreth vrasjes së tre pengjeve nga ushtria izraelite?

“Shteti i Izraelit po vajton vdekjen e tri pengjeve tona”, deklaroi Netanyahu në konferencën për shtyp.

“Rasti më theu zemrën mua, po ashtu edhe të gjithë kombit”.

Konferencës për shtyp iu bashkua edhe ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant i cili tha se ai mban përgjegjësi për gjithçka që po ndodh në luftë.

“Ishim shumë afër t’i sjellim në shtëpi”, potencoi Gallant në konferencë.

Tri pengjet që u vranë gabimisht nga ushtria e Izraelit mbanin në duar flamuj të bardhë të improvizuar, sipas raportimeve.

Viktimat ishin Samer Talalka (22 vjeç), Yotam Haim (28 vjeç) dhe Alon Shamriz (26 vjeç). /Telegrafi/

Exit mobile version