Telegrafi

Vjen reagimi i Milot Rashicës për ndeshjen historike të Kosovës: Sot është një ditë e madhe, forca djema

Milot Rashica do të ketë të pamundur që të ndihmojë Kosovën për përballjen ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e play-offit të Ligës së Kombeve.

Ylli vushtrrias ka pësuar lëndim te Weder Bremeni dhe e ka të pamundur që t’u ndihmojë shokëve në ndeshjen historike.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rashica u ka dhënë motiv bashkëlojtarëve të tij për ndeshjen që luhet sonte në Shkup.

“Sot është ditë e madhe. Forca djema”, ka shkruar reprezentuesi i Kosovës.

Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offi’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. /Telegrafi/