Telegrafi

Vjen reagimi i Mathieu Valbuenas, pas ftesës që mori Karim Benzema nga kombëtarja e Francës

Mathieu Valbuena ka mbështetur vendimin e Didier Deschamps për të thirrur Karim Benzeman në skuadrën e Francës për Euro 2020 të kësaj vere, gati gjashtë vjet pas thirrjes së tij të fundit.

Benzema u përjashtua nga ekipi kombëtar në vitin 2015 pjesërisht për shkak të një skandali me shokun e atëhershëm francez, Valbuena.

Anësori i atëhershëm i Lyonit u shantazhua për një kasetë seksi, me Benzeman që është i vendosur për të dalë në gjyq më vonë këtë vit për pjesën e tij të pretenduar në të, dhe ai gjithashtu nuk u thirr kurrë më.

Lexo po ashtu Benzema rrezikon pesë vite burg

Në fillim të kësaj jave, sulmuesi i Real Madridit mori një ftesë të papritur nga trajneri Deschamps, i cili ka qenë në krye që nga viti 2012, duke e sjellë atë në ekip për turneun e kësaj vere.

Valbuena nuk ka ndonjë problem me thirrjen, në fakt ai e mbështeti strategun duke thënë se nëse nuk do të funksiononte sulmi pa të (Benzeman).

Lexo po ashtu Benzema ftohet në gjyq për çështjen rreth shantazhit ndaj Valbuenas

“Nëse [Benzema] mund të sjellë më shumë në ekipin e Francës, kështu që kjo është mirë për të. Do të luhet në fushë”, ka thënë lojtari i Olympiacos për RMC.

“Është zgjedhja e trajnerit. Për mua, Didier do të jetë fitues në të gjitha rastet. Nëse ekipi i Francës punon, ne do të themi se ai ishte në gjendje të përshtatet dhe nëse dështon ne nuk do ta fajësojmë atë”.

Lexo po ashtu Benzema nuk pranon të pajtohet me Valbuenan

“Ai di të bëjë listat e tij. Ai është shumë i zgjuar për këtë. A më thirri mua për të më njoftuar për vendimin e tij me Benzeman? Jo, nuk pres asgjë nga Didier, asgjë nga askush”.

“Sot, unë bëj jetën time dhe argëtohem në fushë. Nuk kam komente të tjera për të bërë”, ka deklaruar Valbuena

Lexo po ashtu “Maskarada të mbarojë përgjithmonë” - Benzema reagon ndaj datës së caktuar për gjyqin ndaj skandalit seksual me Valbuenan

36-vjeçari padyshim që nuk ka asgjë kundër thirrjes së Benzemas në ekip, megjithëse sulmuesi më në fund do të përballet me gjyq gjashtë vjet pas skandalit. /Telegrafi/