Telegrafi

Vjen reagimi i Messit

Pas het-trikut të Cristiano Ronaldos, 25-vjeçari reagoi në mënyrën më të mirë duke i shënuar katër gola.

Messi e hapi takimin në minutën e 11-të, por Loe e barazoi rezultatin me golin që rezultoi i nderit për mysafirët (24’).

Argjentinasi e riktheu epërsinë nga pika e bardhë (28’), ndërsa Pedro e vendosi rezultatin e pjesës së parë (40’).

SuperMessi shënoi edhe dy gola të shpejtë në gjysmën e dytë (56’ dhe 58’).

Barcelona mban diferencën prej 15 pikësh kundrejt Real Madridit, ndërsa tash ka 11 pikë më shumë se Atletico Madridi që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon kundër Athletic Bilbaos. /Telegrafi/