Granit Xhaka nuk mund t’i ndihmojë Zvicrës në ndeshjen kundër Spanjës në fazën çerekfinale të ‘Euro 2020’ që zhvillohet të premten.
Mesfushori shqiptar është i suspenduar për shkak të akumulimit të dy kartonëve të verdhë gjatë turneut evropiane.
Ai është lojtari i vetëm i pezulluar nga tetë skuadrat pjesëmarrëse në fazën çerekfinale, ndërsa nuk ka munguar reagimi i tij motivues në rrjetet sociale.
“Më thyhet zemra që nuk mund të luaj nesër (e premte), por kam besim të plotë se ne do ta kryejmë punën”.
“Ajo që posedon kjo skuadër është e veçantë dhe ne do të japim absolutisht gjithçka për ta shkruar historinë”, ka shkruar Xhaka.
Ylli i Arsenalit ishte lojtari i ndeshjes në sfidën e 1/8 së finales kur Zvicra e eliminoi Francën pas penalltive. /Telegrafi/