Mbrëmë (e hënë) u mbajt nata finale e spektaklit të njohur “Your Face Sounds Familiar”.
Siç është bërë “zakon” tashmë si në shumë evenimente tjera botërore, emri i fituesit doli gabimshëm.
U përmend Valon Shehu, ndërkohë që fituesja e vërtet e spektaklit ishte këngëtarja Beatrix Ramosaj.
I gjithë ky rast i paprecedentë ndodhi për shkak të një gabimi kompjuterik, i cili nuk shfaqi në ekran emrin e vërtetë të fituesit, por gabimisht një emër tjetër, që në këtë rast ishte Valoni.
Ndonëse për orë me radhë qëndroi në heshtje, Beatrix ka publikuar së fundmi një fotografi ku shfaqet bashkë me Valonin dhe një status të gjatë në rrjetin social Instagram, në të cilin shpjegon se i vjen keq që ky rast ndodhi me kolegun e saj, dhe që nuk pati rastin ta shijojë fitoren në skenë.
Ky është statusi i plotë i këngëtares Ramosaj:
“Mbreme ne fund te spektaklit YFSF ndodhi nje ngaterrese. Vleresimet nga juria per mua ishin: Cani 10 pike, Olta 10 pike, Alberia 10 pike. Nga votat e kolegeve (Shpat Kasapi; Valoni Shehu) une mora 10 pike = 40 pike ne total. Nga nje gabim kompjuterik mua mu rrembye fitorja kur isha me 2 pike avantazh.
Me vjen keq qe kete fitore nuk e shijuam as une as Valon Shehu por une gjithsesi e ndaj fitoren me te. Falenderoj te gjithe fansat dhe publikun ne salle qe brohoriti emrin tim dhe qe me mbeshteten ne cdo menyre te mundshme dhe me dhuruan dashuri nga cdo cep i rrjeteve sociale.
Jam merzitur per dy gjera: – qe ndodhi keshtu me kolegun tim dhe – qe nuk mu dha rasti ta ngreja kupen tone (te fansave dhe timen) ne ate skene ku derdha kaq shume djerse dhe dhe investova emocione qe buronin nga thellesia e shpirtit. Dhe cfare nenkuptoj me fjalen “Kupe” nuk eshte nje cope metali por eshte dashuria dhe vleresimi juaj. Gjithsesi, dua t’ju falenderoj dhe njehere per cdo sekond qe me keni kushtuar ne cdo forme. Ju dua! Do te ngrejme shume kupa te tjera dhe do t’i ngrejme se bashku. Ju premtoj!”(sic.) /Telegrafi/