Udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont, i cili u arrestua nga policia italiane në Sardenjë, duhet të paraqitet para gjyqësorit spanjoll, tha qeveria në Madrid përpara një seance ekstradimi.
“Puigdemont duhet të respektojë vendimet e gjykatës, ashtu si çdo qytetar tjetër”, tha kryeministri Pedro Sanchez, raporton elmundo.
Spanja akuzon Puigdemont, një ish-udhëheqës katalanas, se u rebelua kundër qeverisë sepse në vitin 2017 ndihmoi në organizimin e një referendumi për pavarësinë e krahinës që gjykatat spanjolle e shpallën të paligjshme.
Referendumi çoi në krizën më të madhe politike në Spanjë në dekada, pas së cilës parlamenti katalanas shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë në tetor të vitit 2017, duke bërë që qeveria qendrore të imponojë pushtet të drejtpërdrejtë nga Madridi, dhe autoritetet filluan arrestimin e udhëheqësit separatist.
Ndryshe, në muajin mars, Parlamenti Evropian i hoqi Puigdemont imunitetin që kishte gëzuar si anëtar që nga viti 2019. Që atëherë, Puigdemont po jeton në mërgim të vetë-imponuar në Belgjikë. /Telegrafi/